Transformimi digjital, zhvillimi i bashkëpunimit rajonal, përdorimi i shërbimeve elektronike të besushme, si edhe përcaktimi i kushteve për lidhjen digjitale të ekonomive të Ballkanit Perëndimor janë të domosdoshme për zhvillimin e përshpejtuar të rajonit. Kjo u theksua në Samitin Digjital të dytë me radhë për vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt prej 4 deri më 5 prill në Beograd.

Drejtori kryesor ekzekutiv i Makedonski Telekom, Nikolla Lushev i cili mori pjesë në panel diskutimin me temë 'Rrjete dhe lidhje', theksoi se përdorimi i rrjetit të sigurt me internet të shpejtë duhet të kompletohet me nevojat e qytetarëve në kohën e re digjitale.

'Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e operatorëve por është e nevojshme edhe përfshirja e të gjitha palëve të involvuara në eko-sistem. Përfitim më të madh nga potenciali i rrjetit mund të fitohet nëse ai shfrytëzohet për lidhjen e qytetarëve me përmbajtje të cilat do ta zhvillojnë dhe thjeshtësojnë përditshmërinë si: administrata digjitale, arsimi digjital, shëndetësia digjitale etj'.

Që të arrihen agjendat digjitale ambicioze për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fokusi i operatorëve është drejt qasjes së integruar dhe qasjes neutrale teknologjike. Duke lëvizur përpara, duhet në mënyrë thelbësore ta ndryshojmë modelin tonë të produksionit me pranimin e arkitekturave dhe zgjidhjeve teknologjike më efikase: 5G, Software Defined Networks (SDNs), Network Function Virtualization (NFV) etj.

Investitorëve duhet t'u sigurohen kushte stabile dhe korrekte për investime në kornizë të parashikueshme, të rregulluara nga rregullatori. Vetëm në këtë mënyrë janë të mundshme investimet në infrastrukturë. Që këtu, qeveritë dhe rregullatorët duhet të promovojnë modele të bashkëpunimit dhe përdorimin e përbashkët të infrastrukturës midis provajderëve në bazë të marrëveshjeve komerciale. Është e papranueshme dikush që ka rrezikuar dhe në mënyrë serioze ka investuar në rrjetet e gjeneratës së ardhshme, për kohë të shpejtë të ballafaqohet me rregullativë të re e cila në mënyrë dramatike e ndërron mjedisin e konkurrencës. Këto ngjarje kanë ndikim negativ ndaj zhvillimit të infrastrukturës rrjetore të gjeneratës së re dhe zhvillimin e shoqërisë digjitale.

'Makedonski Telekom, pjesë e Grupacionit Dojçe Telekom si lider teknologjik në rajon vazhdimisht investon në infrastrukturë me qëllim që t'i mundësojë kushtet e domosdoshme për digjitalizim. Vitin e kaluar me sukses e realizuam demon e parë 5G, duke arritur shpejtësi përmes 3Gbps në kushte laboratorike. Këtë vit, qëllimi ynë është të zbatojmë pilot të 5G Fixed Wireless Access në mjedis rural. I gjithë angazhimi ynë si lider teknologjik është ta mundësojmë procesin e digjitalizimit dhe transformimit të shoqërisë. Për ta realizuar vizionin tonë, duhet me përkushtim të investojmë në infrastrukturën e rrjeteve të gjeneratës së ardhshme, ta thjeshtojmë modelin e ofrimit të shërbimeve, në mënyrë sinergjetike të zhvillohen mundësitë prodhuese dhe në mënyrë organizative të transformohemi. Në fund, teknologjia dhe inovacionet, duhet të vihen në funksion edhe për të mirën e qytetarëve edhe si mbështetje e ekonomisë', potencoi në panel diskutim, Nikolla Lushev.

Samiti dyditor digjital në Beograd në një vend i tuboi mbi 3.000 pjesëmarrës: përfaqësues të lartë qeveritarë nga Ballkani Perëndimor, institucione ndëkombëtare, sektorin e biznesit, akademikët si edhe individë të cilët kanë diskutime të hapura dhe të dobishme për aftësi digjitale, rrjetet dhe lidhjen, për besimin, sigurinë, ekonominë digjitale dhe shoqërinë.

Attachments

Disclaimer

Makedonski Telekom AD published this content on 05 April 2019 and is solely responsible for the information contained herein. Distributed by Public, unedited and unaltered, on 05 April 2019 13:46:09 UTC